Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet në zgjedhjet parlamentare, Hekuran Hoxha, ka kaluar të dielën në bjeshkët e Deçanit.
Hoxha, i cili bart numrin 95 në listën zgjedhore të AAK-së, ka deklaruar se turizmi në Kosovë ka potencial të madh. Sipas tij, një nga prioritetet e tij do të jetë zhvillimi i turizmit dhe promovimi i ideve për një ekonomi më të zhvilluar.
“Një e diel fantastike në bjeshkët e Deçanit, bashkë me Mjellmën dhe miqtë e Klubit Alpin “Mariashi”. Natyrë, ajër i pastër dhe energji pozitive.
Turizmi në Kosovë ka potencial të madh dhe një nga prioritetet e mia në Kuvendin e Kosovës do të jetë zhvillimi i tij, për ekonomi më të fortë, vende pune dhe promovim të Kosovës”, ka shkruar ai.