Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku ka takuar qindra të rinj në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare.
Selmanaj, i cili në listën e LDK-së garon me numrin 25, ka vlerësuar lart energjinë e rinisë prizrenase, duke i cilësuar ata si shtyllën e ndryshimit dhe të ardhmes së vendit.
“Prizreni i rinisë, energjisë dhe shpresës! Këta janë të rinjtë që besojnë në vlera, në demokraci dhe në një të ardhme që ndërtohet me punë e ndershmëri. Janë zëri i guximit, i dijes dhe i përgjegjësisë për ta çuar vendin përpara”, deklaroi Selmanaj.
“Sepse Kosova ka nevojë për rini që beson, që punon dhe që nuk dorëzohet. Voto LDK – për rininë që mban shpresën gjallë, për Kosovën që meriton më shumë”, ka deklaruar Selmanaj.