Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të votojnë për AAK-në dhe kryetarin e saj, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka deklaruar se kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në ditën e zgjedhjeve, duke kujtuar se numri i tij në listë është 7.
Ai ka ftuar votuesit që të dielën të votojnë për Aleancën, për numrin 129 dhe për Ramush Haradinajn si kryeministër të Kosovës.
“7 ditë kanë mbetur deri me datë 28 dhjetor. 7 është numri im në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Andaj, të dielën, votoni për Aleancën, për numrin 129 dhe për kryetarin Ramush Haradinaj, Kryeministër të Kosovës”, ka shkruar Lekaj në Facebook.