Insajderi
Lajme

“Kërkojmë besimin tuaj, sepse jemi faqebardhë, i kemi qëndruar pas fjalës” – Besnik Tahiri tregon pse duhet votuar AAK-në

Insajderi
22 December 2025 - 12:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kërkojmë besimin tuaj, sepse jemi faqebardhë, i kemi qëndruar pas fjalës” – Besnik Tahiri tregon pse duhet votuar AAK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për mbështetje nga qytetarët e Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme.

Tahiri ka deklaruar se gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, Prishtinës i është dhënë statusi i Kryeqytetit përmes miratimit të Ligjit për Kryeqytetin.

Ai gjithashtu përmendi kthimin e Pallatit të Rinisë, klubeve sportive dhe organizatave artistike në shërbim të qytetarëve.

“Sot, kërkoj besimin e qytetarëve të Prishtinës, sepse kemi qëndruar pas fjalës sonë, me vendime e vepra”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri kandidon në këto zgjedhje me numrin 2 në listën e AAK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark