Insajderi
Zgjedhjet 2026

PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Tatimet rriten. Bizneset mbyllen. Keq, Albin!

Insajderi
22 December 2025 - 17:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Tatimet rriten. Bizneset mbyllen. Keq, Albin!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike. Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurti dhe qeverinë e tij për dështimet gjatë mandatit.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që PDK e ka shfrytëzuar edhe më herët, përfshirë edhe në krijimin e këngës së fushatës We Rise Together.

Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej rreth 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe lehtësisht të kuptueshme për qytetarët.

Videoja e pestë, e publikuar sot nga PDK, i referohet kritikës ndaj rritjes së tatimeve të cilat po cënojnë funksionimin e bizneseve, si pasojë e keqqeverisjes nga Qeveria Kurti.

Në video shfaqet një burrë teksa kthen shenjën në biznesein e tij, nga hapur, në mbyllyr, si pasojë e tatimeve të larta, ndërsa mesazhi shoqërues thotë: “Tatimet rriten. Bizneset mbyllen. Keq, Albin!”.

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.

Link:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark