Insajderi
Lajme

Aktivisti nga Ferizaj akuzon VV’në: Gruaja ime u largua nga lista e komisionerëve pasi publikova foto me Fatmir Limajn

Insajderi
22 December 2025 - 21:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktivisti nga Ferizaj akuzon VV’në: Gruaja ime u largua nga lista e komisionerëve pasi publikova foto me Fatmir Limajn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktivisti i vjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylber Selmani, ka reaguar publikisht duke akuzuar strukturat e kësaj partie në Ferizaj për, siç ka thënë ai, trajtim selektiv dhe standarde të dyfishta.

Selmani ka deklaruar se bashkëshortja e tij është larguar nga lista e komisionerëve të zgjedhjeve nga Vetëvendosje, vetëm për shkak të një fotografie të tij me ish-komandantin e UÇK-së, Fatmir Limaj. Sipas tij, ky veprim përbën padrejtësi dhe diskriminim politik.

Selmani, i cili është veteran dhe invalid i luftës së UÇK-së, ka mohuar se ka aderuar në ndonjë parti tjetër, duke e cilësuar rastin si të padrejtë dhe fyes ndaj kontributit të tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark