Insajderi
Lajme

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Insajderi
23 December 2025 - 15:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 mijë e 800 euro gjobë të akuzuarin H.M., për armëmbajtje pa leje.

Shpallja e aktgjykimit është bërë të martën nga gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti.

Aktgjykimi u shpall pasi i akuzuari ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 6 nëntor 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, H.M., akuzohej se më 13 shtator 2025, në Prishtinë tek rrethi i flamurit, në kundërshtim me Ligjin mbi armët, pa autorizim, derisa ka qenë duke vozitur me veturën e tij, është ndaluar për një kontroll rutinor nga ana e zyrtarëve policorë, ku i është gjetur në posedim një armë zjarri, një karikator dhe 8 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Me këtë, H.M., akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, par.1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark