Insajderi
Lajme

Fadil Aliu në 36-vjetorin e LDK-së: Presidenti Rugova përcaktoi fatin tonë, e ardhmja e Republikës është me LDK!

Insajderi
23 December 2025 - 22:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fadil Aliu në 36-vjetorin e LDK-së: Presidenti Rugova përcaktoi fatin tonë, e ardhmja e Republikës është me LDK!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet nga radhët e këtij subjekti, Fadil Aliu, i është bashkuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në nderimet e bëra te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Aliu ka kujtuar rëndësinë e 23 dhjetorit të vitit 1989, datë e cila shënoi kthesën e madhe për fatin e popullit të Kosovës nën udhëheqjen e intelektualëve të shquar.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Aliu ka dhënë një mesazh të qartë për vazhdimësinë e projektit politik të LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye Prijësin e saj, Dr. Ibrahim Rugova përcaktoi fatin e popullit tonë! Në historinë e vendit tonë, LDK është themeli mbi të cilin peshon Republika e Kosovës. E sotmja dhe e ardhmja e Republikës sonë është me LDK! 36 vjetorin e themelimit të LDK-së, e shënuam në një ceremoni të veçantë”, ka deklaruar Aliu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark