Insajderi
Zgjedhjet 2026

“Jam bërë sërish pjesë e listës për t’i dalë ballë degradimit të shtetit” – Myzejene Selmani kërkon votën tuaj me 28 dhjetor

Insajderi
24 December 2025 - 10:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jam bërë sërish pjesë e listës për t’i dalë ballë degradimit të shtetit” – Myzejene Selmani kërkon votën tuaj me 28 dhjetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Myzejene Selmani, ka bërë të ditur se do të jetë sërish pjesë e listës së koalicionit AKR–LDK për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Në një postim në Facebook, Selmani ka theksuar se vendimi i saj vjen si reagim ndaj, siç e quajti ajo, “degradimit të shtetit”, duke u zotuar për angazhim në ndërtimin e një Kosove normale dhe funksionale.

Ajo ka deklaruar se prioritetet e saj përfshijnë ruajtjen e integritetit territorial, forcimin e stabilitetit të brendshëm, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, si dhe ndërtimin e një shteti serioz dhe të besueshëm për partnerët ndërkombëtarë, me theks të veçantë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Selmani ka shtuar gjithashtu rëndësinë e lirive dhe barazisë së plotë gjinore në përfaqësim, pronë dhe paga, duke u shprehur e vendosur që të jetë “zëri i palodhur i qytetarëve në Kuvend”.

“Vota juaj për mua është votë për një Kosovë më të mirë,” ka shkruar ajo, duke bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=25303318356028448&set=a.268182886635341


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark