Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Sopaj, ka njoftuar për një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Nekovc.
Përmes një postimi, Sopaj ka thënë se është pritur me respekt dhe zemër të madhe nga veteranët e UÇK-së, shokë të heronjve Azem Kastrati, Gani Kastrati dhe Hysni Murseli.
Ai ka theksuar se Nekovci ka qenë dhe do të mbetet bastion i vlerave të UÇK-së, si dhe i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke shtuar se qytetarët janë të vendosur dhe të mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për fitoren e kandidatit Bedri Hamza.
“Sonte u pritëm me respekt dhe zemër të madhe nga veteranët e UÇK-së në fshatin Nekovc…”, ka shkruar Sopaj.