Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Sopaj, ka bërë thirrje publike për mbështetje ndaj kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza.
Në një postim të tij, Sopaj ka vlerësuar përvojën dhe rezultatet e Hamzës në pozitat e mëparshme shtetërore dhe lokale.
“Të dashur qytetarë, ju ftoj të mbështesim Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, njeriun e sukseseve të dëshmuara dhe rezultateve konkrete”, ka shkruar ai.
Ai ka potencuar se “si Ministër i Financave, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe Kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza ka treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe vizion për zhvillim”.
Sopaj ka ftuar qytetarët për unitet dhe mbështetje ndaj PDK-së në zgjedhje.
“Të bashkuar dhe të unifikuar, votojmë Partinë Demokratike të Kosovës, kandidatin për Kryeministër Bedri Hamza dhe listën garuese të kandidatëve për deputetë. Bashkë. Përpara.”, ka shkruar ai, duke shtuar edhe thirrjet #PDK130, #BedriHamza1 dhe #BekimSopaj104.