Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Yll Bogaj me numrin 44, ka falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin gjatë fushatës zgjedhore, aktivistët e strukturave dhe qytetarët.
Bogaj ka vlerësuar lart kontributin e secilit, duke theksuar se ky angazhim është dëshmi e besimit.
Në fund, Yll Bogaj ka bërë thirrje që të shfrytëzohen edhe ditët e fundit të fushatës.
“Ju falënderoj sinqerisht për angazhimin, përkushtimin dhe energjinë tuaj gjatë gjithë kësaj fushate zgjedhore. Kontributi juaj është dëshmi e besimit dhe e forcës sonë të përbashkët. Kanë mbetur edhe 4 ditë. Le ta tregojmë fuqinë tonë duke u rreshtuar krah vizionit fitues, krah Ramush Haradinaj, krah numrit 129. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për secilin prej jush”, shkroi ai.