Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fetah Paçarizi, ka mbajtur një tubim mobilizues me banorët e lagjes së tij në Prizren, ku ka takuar familjarë, miq dhe mbështetës, të cilëve u ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Paçarizi ka theksuar se, së bashku me qytetarët, janë zotuar për një ndryshim të domosdoshëm dhe emergjent, me qëllim që Kosova të dalë nga, siç e quajti ai, “qorrsokaku në të cilin e ka futur qeverisja në largim”.
Tubimi, sipas tij, u bë edhe më domethënës me praninë e kolegeve dhe kolegëve kandidatë për deputet nga lista e PDK-së në Prizren. Gjatë takimit, kandidatët patën rastin të mbajnë fjalime para të pranishmëve, ku prezantuan programin zgjedhor të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.