Insajderi
Lajme

Identifikohet 29-vjeçari që vodhi paratë në “Xhaminë e Vogël” në Ferizaj, policia jep detaje

Insajderi
24 December 2025 - 23:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Identifikohet 29-vjeçari që vodhi paratë në “Xhaminë e Vogël” në Ferizaj, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot pas një pune intensive hetimore nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, është arritur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“I dyshuari, F.A. ( 29 vjeç), dyshohet se me datë 09.12.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Gjatë arrestimit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale”, vijon njoftimi.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark