Insajderi
Lajme

I dyshuari për vjedhjen e veturës në Gjermani bie në pranga në Prishtinë

Insajderi
25 December 2025 - 09:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I dyshuari për vjedhjen e veturës në Gjermani bie në pranga në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar sapo ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje, ndërsa i dyshuari ishte në kërkim policor për vjedhjen e një veture.

Sipas policisë, ai po kërkohej nga autoritetet për dyshimet se kishte vjedhur një veturë në Gjermani, më 8 gusht të këtij viti.

“Lidhur me rastin, vetura e vjedhur është sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark