Insajderi
Lajme

95’shi i AAK’së merr mbështetjen e Ardian Gjinit: Një person me karakter, më ka bërë të lumtur që garon me Aleancën

Insajderi
25 December 2025 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
95’shi i AAK’së merr mbështetjen e Ardian Gjinit: Një person me karakter, më ka bërë të lumtur që garon me Aleancën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hekuran Hoxha, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ka marrë mbështetjen e Ardian Gjinit, kryetarit të Komunës së Gjakovës.

Gjini ka thënë se Hoxha, të cilin e prezantoi me nofkën “Kani”, në Gjakovë njihet si i biri i Genc Hoxhës, një futbollisti të jashtëzakonshëm.

Më tej, ai ka shtuar se Hekuran Hoxha vjen nga një familje me karakter dhe ka vlerësuar lart virtytet e tij.

Në fund, Gjini ka bërë thirrje që të votohet AAK-ja me numrin 129 dhe Hekuran Hoxha, i cili bart numrin 95 në listën zgjedhore të AAK’së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark