Insajderi
Lajme

Këta janë gjyqtarët që po synojnë të bëhen kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Insajderi
25 December 2025 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë gjyqtarët që po synojnë të bëhen kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në garën për postin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë tre kandidatë, të gjithë gjyqtarë aktualë në këtë institucion.

Kandidatët që synojnë këtë pozitë janë Alban Ajvazi, Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.

Ajvazi aktualisht ushtron funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda, ndërsa Shyti dhe Arrni janë gjyqtarë në Departamentin Special.

Procesi i intervistimit të kandidatëve është paraparë të zhvillohet nga Komisioni për intervistim, i cili përbëhet nga Drita Rexhaj në cilësinë e kryetares, si dhe anëtarët Besnik Bislimaj dhe Mirjeta Shala.

Pas përfundimit të intervistimit, Komisioni bën vlerësimin e kandidatëve dhe bazuar nga pikët e fituara, rekomandohen për votim në Këshill.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark