Kandidatja me numër 6 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka folur për rëndësinë e grave në politikë.
Ajo ka vlerësuar se pa angazhimin e tyre aktiv nuk mund të ketë vendimmarrje të drejtë, zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim të vërtetë të shoqërisë.
“Pa ndihmën e grave në politikë, nuk mund të ketë vendimmarrje të drejtë, zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim të vërtetë të shoqërisë. Gratë sjellin ndjeshmëri, përgjegjësi dhe guxim për të ndryshuar realitetin, duke qenë zëri i familjes, i komunitetit dhe i së ardhmes. Vetëm kur gratë janë pjesë aktive e politikës, shoqëria ecën përpara me barazi, dinjitet dhe shpresë”, tha ajo.