Insajderi
Lajme

Hajdar Beqa në Prizren: Përkrahje e fortë për Bedri Hamzën, vizion që po bashkon njerëz dhe shpresë

Insajderi
25 December 2025 - 18:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hajdar Beqa në Prizren: Përkrahje e fortë për Bedri Hamzën, vizion që po bashkon njerëz dhe shpresë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se në Prizren qytetarët kanë dhënë përkrahje të fortë për Bedri Hamzën, kandidatin e PDK’së për kryeministër.

Beqa ka falënderuar qytetarët e Prizrenit për mikpritjen, besimin dhe angazhimin.

‘‘Prizreni sot flet qartë. Mes qytetarëve të vendosur dhe mbështetjes së sinqertë për PDK-në, energjia për ndryshim ishte e prekshme. Përkrahje e fortë për Bedri Hamzën një vizion që po bashkon njerëz dhe shpresë. Faleminderit Prizrenit për mikpritjen, besimin dhe angazhimin që nuk lëkundet”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark