Insajderi
Lajme

Ndërron jetë në QKUK këmbësori i goditur tre ditë më parë nga vetura në Fushë Kosovë

Insajderi
25 December 2025 - 20:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërron jetë në QKUK këmbësori i goditur tre ditë më parë nga vetura në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar vdekjen e një qytetari që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur më 22 dhjetor në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, ku ishin të përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori, mashkull, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Nga ky institucion shëndetësor, Policia është njoftuar sot se i lënduari ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut rajonal në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark