Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Sogojeva me numër 95, ka zhvilluar mbrëmë takime me qytetarë dhe mbështetës të kësaj partie në Lagjen Uglar dhe Lagjen Dardania në Fushë Kosovë.
Sogojeva tha se ka dëgjuar nga afër shqetësimet reale të qytetarëve, por edhe shpresën e tyre për një të ardhme më të mirë.
Ai vlerësoi mbështetjen e treguar si një besim të madh dhe një obligim shtesë për angazhim.
“Sonte, në Lagjen Uglar dhe Lagjen Dardania në Fushë Kosovë, u takuam me dashamirët e PDK-së që patën shqetësime reale dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Kjo mbështetje nuk është vetëm fjalë, është besim, përgjegjësi dhe obligim për të punuar edhe më fort për secilin qytetar. Bashkë, me zemër dhe përkushtim, drejt ndryshimit që e meriton çdo qytetar. Bashkë. Përpara”, tha ai.