Insajderi
Zgjedhjet 2026

Nga familja me traditë në arsim tek shërbimi institucional – profili i 50’shit të LDK’së, Fadil Aliu – Herticës

Insajderi
26 December 2025 - 18:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga familja me traditë në arsim tek shërbimi institucional – profili i 50’shit të LDK’së, Fadil Aliu – Herticës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fadil Aliu – Hertica, i cili vjen nga një familje e njohur për kontributin e jashtëzakonshëm për Kryeqytetin, veçanërisht në fushën e arsimit shqip gjatë viteve ’90, vlerësohet si një nga figurat me përvojë dhe integritet në shërbimin publik.

Gjatë viteve të angazhimit të tij institucional, Aliu ka dëshmuar përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm të vazhdueshëm. Në mandatin e kaluar, ai ka ushtruar për një periudhë të gjatë detyrën e Menaxherit të Personelit, rol në të cilin ka dhënë kontribut të rëndësishëm në funksionimin dhe forcimin e administratës.

Së fundmi, Aliu ka qenë i angazhuar në cilësinë e Këshilltarit, duke u vlerësuar për punën, vullnetin dhe standardin profesional që ka treguar në ushtrimin e detyrës. Ai cilësohet si shembull i qasjes së matur dhe të vendosur, duke u dalluar për fjalë të pakta dhe punë konkrete.

Mbështetësit e tij theksojnë se përvoja dhe integriteti i Fadil Aliu – Herticës janë të nevojshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e konsideruar atë një përfaqësues të denjë që meriton besimin dhe përkrahjen e qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark