Insajderi
Zgjedhjet 2026

Gëzim Hazrolli: LDK përmbyll fushatën në Kryeqytet me mesazh shprese dhe ndryshimi

Insajderi
26 December 2025 - 22:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gëzim Hazrolli: LDK përmbyll fushatën në Kryeqytet me mesazh shprese dhe ndryshimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli, ka ndarë pamje nga mbyllja e fushatës zgjedhore të LDK-së në Kryeqytet, duke e cilësuar këtë moment si kulmin e një rrugëtimi të mbushur me dinjitet, vizion dhe shpresë.

Ai falënderoi qytetarët për përkrahjen e jashtëzakonshme gjatë takimeve në mbarë vendin, duke theksuar se entuziazmi dhe dëshira për ndryshim kanë qenë motiv shtesë përgjatë gjithë fushatës.

“Mesazhi im është i qartë: më 28 dhjetor, zgjidh shpresën, zgjidh Kosovën,” ka deklaruar Hazrolli, duke shprehur mirënjohje për besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark