Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fetah Paçarizi me numrin 89, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit dhe mbarë Kosovës që të marrin pjesë në votime dhe të kontribuojnë në hapjen e një kapitulli të ri politik për vendin.
Ai tha se Kosova nuk meriton izolim, ngecje dhe përçarje politike, por një qeverisje të përgjegjshme që garanton zhvillim ekonomik, paga më të mira dhe mirëqenie për çdo familje.
“Kosova nuk meriton izolim e ngecje, nuk meriton përçarje e qeverisje me inate. Ajo meriton zhvillim, paga më të mira, mirëqenie për çdo familje dhe partneritet të fortë me miqtë tanë ndërkombëtarë. Ju ftoj që nesër, me dinjitet e përgjegjësi qytetare, ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar dhe ta hapim së bashku rrugën e ndryshimit. Bashkë. Përpara”, tha ai.