Insajderi
Lajme

KESCO del me apel për qytetarët: Sistemi elektroenergjetik është nën ngarkesë të shtuar

Insajderi
27 December 2025 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KESCO del me apel për qytetarët: Sistemi elektroenergjetik është nën ngarkesë të shtuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KESCO ka apeluar qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike meqë, sipas kompanisë, konsumi ka kapur nivele shumë të larta dhe është nën ngarkesë të vazhdueshme.

KESCO ka treguar se arsye e ngarkesës është ngrohja e qytetarëve me energji elektrike.

“Ngrohja elektrike, në veçanti, po e ngarkon ndjeshëm sistemin. Rekomandohet që të ngrohen vetëm hapësirat ku qëndrohet, duke e mbajtur temperaturën në nivelin optimal 20–21°C”, thuhet në komunikatë.

Reagimi i plotë:

Thirrje për kursim dhe bashkëpunim – për stabilitetin e furnizimit dhe funksionimin e proceseve të rëndësishme në vend

KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve për kursim të energjisë elektrike dhe bashkëpunim të përgjithshëm, në një periudhë kur konsumi po shënon nivele shumë të larta dhe sistemi elektroenergjetik është nën ngarkesë të shtuar.

Ngarkesat e ditëve të fundit janë pasojë e një konsumi të rritur, veçanërisht për ngrohje me energji elektrike. Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm jo vetëm për funksionimin normal të jetës së përditshme, por edhe për mbarëvajtjen e proceseve të rëndësishme shtetërore, përfshirë edhe procesin zgjedhor.

KESCO është duke operuar me kapacitete të shtuara, me fokus të veçantë në Qendrën e Thirrjeve, për t’iu përgjigjur secilit konsumator. Megjithatë, në raste të ndërprerjeve të furnizimit që prekin një numër më të madh konsumatorësh, volumi i thirrjeve rritet ndjeshëm, dhe për këtë arsye kërkohet mirëkuptim nga konsumatorët në rastet kur përgjigjja mund të vonohet.

KESCO është në komunikim të vazhdueshëm me operatorët e sistemit të rrjetit dhe të transmisionit, me qëllim të informimit të rregullt dhe transparent të konsumatorëve për situatën në sistem.

Në këtë kontekst, kërkohet bashkëpunim nga të gjithë:

të kursejmë energjinë elektrike,

të shmangim përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë njëkohësisht, si dhe

të përdorim ngrohjen me energji elektrike në mënyrë të moderuar.

Ngrohja elektrike, në veçanti, po e ngarkon ndjeshëm sistemin. Rekomandohet që të ngrohen vetëm hapësirat ku qëndrohet, duke e mbajtur temperaturën në nivelin optimal 20–21°C.

Këto veprime të vogla, të ndërmarra nga secili, kanë ndikim të madh në sistem dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilizimin e furnizimit me energji elektrike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark