Insajderi
Lajme

Kurti voton: Kemi zgjedhje të parakohshme pikërisht pse u refuzua koalicioni, presim rezultat të qartë

Insajderi
28 December 2025 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti voton: Kemi zgjedhje të parakohshme pikërisht pse u refuzua koalicioni, presim rezultat të qartë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kurti ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, teksa ka shpresuar që legjislatura e ardhshme ta formojë sa më shpejt Qeverinë dhe ta konstituojë Kuvendin, shkruan Insajderi.

“Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës për legjislaturën e 10-të të Kosovës. Sot është një ditë edhe e bukur edhe e rëndëisshme. Ftoj të gjithë qytetarët ta përdorin mundësinë për t’u përcakutar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm dhe uroj dhe besoj dhe punojmë që legjislatura e dhjetë të konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe ta formojë Qeverinë e re. Ju falënderoj të gjithë qytetarëve për pjesëmarrjet në fushata dhe durimin e angazhimin, vëmendjen që kanë treguar”, ka deklaruar Kurti.

“Unë kam ofruar koalicion në prillin dhe majin e këtij viti dhe ne jemi në zgjedhjet e parakohshme pikërisht pse u refuzua koalicioni. Do të duhej të kemi një rezultat të qartë kësaj radhe, meqenëse shanca për koalicion iku pa fajin tonë”, deklaroi më tej ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark