Insajderi
Lajme

Selmanaj i fton qytetarët të votojnë: Le ta shfrytëzojmë këtë të drejtë me dinjitet dhe përgjegjësi

Insajderi
28 December 2025 - 13:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Selmanaj i fton qytetarët të votojnë: Le ta shfrytëzojmë këtë të drejtë me dinjitet dhe përgjegjësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë.

Postimi i plotë:

Një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Me përgjegjësi dhe besim, bashkë me Teutën, e ushtruam të drejtën tonë për të votuar, sepse ndryshimi fillon pikërisht nga pjesëmarrja.

Ftoj të gjithë qytetarët që ende nuk kanë votuar: dilni dhe votoni. Çdo votë ka peshë, çdo zë ka rëndësi. Vendimi juaj sot përcakton të ardhmen e fëmijëve tanë, të familjeve tona dhe të vendit tonë.

Le ta shfrytëzojmë këtë të drejtë me dinjitet dhe përgjegjësi. Për të ardhmen e vendit tonë të bekuar!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark