Insajderi
Lajme

Lumir Abdixhiku nuk po arrin ta kthjell partinë, a e ‘shembi’ LDK-në largimi i Vjosa Osmanit?

Insajderi
28 December 2025 - 20:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lumir Abdixhiku nuk po arrin ta kthjell partinë, a e ‘shembi’ LDK-në largimi i Vjosa Osmanit?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arritur të marrë rezultatin e dëshiruar as në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Në krye me Lumir Abdixhikun, kjo parti duket se po shkon përsëri drejt një rënie drastike.

Sipas rezultateve të Exit Poll-eve, në këto zgjedhje LDK ka marrë rreth 16 për qind të votave.

Ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit të po këtij viti, kjo parti mori 18.27 për qind të votave, shkruan Insajderi.

Rënien më të madhe LDK e pësoi në zgjedhjet e vitit 2021, ku nga partia u largua Vjosa Osmani. Në këto zgjedhje LDK ra në 12.73 për qind.

Pas këtij deklasimi Isa Mustafa dha dorëheqje nga i pari i partisë duke e lënë në dorën e Lumir Abdixhikut.

Në 2019 LDK kishte 24.45 për qind të votave ndërsa në 2017, 25.53 për qind. /Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark