Insajderi
Lajme

Hyri në Kosovë ilegalisht, ndalohet në Dobërçan vetura me targa të Serbisë

Insajderi
29 December 2025 - 11:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hyri në Kosovë ilegalisht, ndalohet në Dobërçan vetura me targa të Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka ndaluar në Dobërçan një veturë me targa të Serbisë, e kisha dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se në veturë janë hasur pesë persona.

“Patrulla e policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndalur një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”.

“Në veturë janë hasur pesë persona të cilët pas dërgimit në gjykatë dhe pas shqiptimit të gjobës, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark