Insajderi
Lajme

Haradinaj pas zgjedhjeve: Rezultati zgjidh ngërçin institucional, por jo problemet e qytetarëve

Insajderi
29 December 2025 - 12:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj pas zgjedhjeve: Rezultati zgjidh ngërçin institucional, por jo problemet e qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, duke theksuar se megjithëse zgjedhjet mund të kenë zgjidhur ngërçin institucional, ato nuk i adresojnë shqetësimet kryesore të qytetarëve.

“Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë kësaj kohe të fushatës jemi përballur me shqetësime të shumta të qytetarëve që nga kolapsi energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, posaçërisht në NATO, rënia e investimeve kapitale në gjithë vendin e lënien përgjysmë të krejt projekteve të mëdha, shtrenjtimin enorm të jetesës e stagnimin e pagave e deri te largimi në masë i të rinjve nga Kosova.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj!

Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme. Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë.

Nga zemra i falëndëroj të gjithë votuesit, aktivistët e AAK-së dhe gjithë të tjerët nga çdo cilësi e përkatësi e posaçërisht kolegët nga Lista 129 me të cilët kemi garuar në një betejë aspak të lehtë e në kohë të papërshtatshme.

Krah Teje Kosovë, pa asnjë kusht!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark