Insajderi
Lajme

Parandalohet futja e një telefoni në Qendren Korrektuese të Dubravës nga një vizitor

Insajderi
29 December 2025 - 17:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parandalohet futja e një telefoni në Qendren Korrektuese të Dubravës nga një vizitor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.

Gjatë kontrollit te një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, është gjetur  dhe është konfiskuar një telefona mobilë iPhone.

“Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”, kanë thënë nga ShKK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark