Insajderi
Lajme

Konkursi i anuluar për prokurorë të rinj, KPK merr vendim të ri

Insajderi
29 December 2025 - 18:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konkursi i anuluar për prokurorë të rinj, KPK merr vendim të ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grup kandidatësh që kanë qenë në garë për prokurorë të shtetit kanë kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës rishqyrtimin e vendimit për anulimin e konkursit dhe procesit të rekrutimit të prokurorëve të rinj.

Në mbledhjen e mbajtur të hënën, Këshilli Prokurorial ka vendosur që kërkesa e kandidatëve për prokurorë të rinj të shtetit të trajtohet nga përbërja e re e këtij institucioni.

“Rekomandohet që përbërja e re e KPK-së ta trajtojë kërkesën e kandidatëve për prokurorë të rinj të shtetit për rishikimin e vendimit për anulimin e procesit të rekrutimit”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial në takimin e tij të 280-të, të mbajtur më 11 dhjetor 2025, kishte vendosur anulimin e procesit të rekrutimit të prokurorëve të rinj të shtetit, vendim i cili ishte marrë në një pikë të rendit të ditës të trajtuar me dyer të mbyllura për publikun.

Lexo edhe:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark