Insajderi
Lajme

Olluri: Qenka bërë e lejueshme që pasanikët e VV’së me i rreh stupc fëmijët e veteranëve të UÇK’së

Insajderi
31 December 2025 - 16:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri: Qenka bërë e lejueshme që pasanikët e VV’së me i rreh stupc fëmijët e veteranëve të UÇK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga vëllai dhe djali i vëllait të Halil Thaçit ndaj një 18-vjeçari përgjatë ditës së sotme.

Olluri përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se qenka bërë e lejueshme që pasanikët e Lëvizjes Vetëvendosje të ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Reagimi i tij:

Vellai i Halil Thaçit te Vetevendosje e paska ndjeke me Mercedes G Class deri ne shtepi nje 18 vjeçar. Djalin e nje veterani te UÇK-se. Aty ia paska zene priten. E paske rrehe me stupc bejsbolli.

Çuditerisht krejt dy-tre veta paskan per reaguar per kete rast.

Qenka bere e lejueshme ne Kosove qe pasaniket e Vetevendosjes me i rrehe stupc femijet e veteraneve te UÇK’se, njerezve qe kane luftuar per clirimin e ketij vendi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark