Insajderi
Lajme

Gjendje alarmante, 35 të lënduar nga mjetet piroteknike – disa me lëndime serioze

Insajderi
01 January 2026 - 08:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendje alarmante, 35 të lënduar nga mjetet piroteknike – disa me lëndime serioze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i ndërrimit në Klinikën Emergjente në QKUK, Ejup Govori, ka paralajmëruar se situata me të lënduarit nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë natës së Vitit të Ri është serioze, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se numri i të lënduarve ka arritur në 35, duke përfshirë raste me lëndime të rënda që mund të çojnë në invaliditet të përhershëm. Ai tha se mosha e të lënduarve ishte e ndryshme, megjithatë dominonte të rinjë dhe kishte edhe persona më të moshuar.

“Mundem me konsideru se gjendja është alarmante. Prej orës 22:40 numri ka arritur nga lëndimet me mjete piroteknike në 35. Pjesë e konsiderueshme e tyre janë më lëndime serioze. Me lëndime të shuplakave të duarve. Lëndime që mund të lënë me invaliditet të përhershëm. Kemi edhe disa me lëndime të syrit, lëndime serioze të syrit, është një i cili është transferuar në repartin e oftalmologjisë dhe atje është nënshtruar operacionit. Kjo është një gjendje e cila me të vërtetë është shumë, shumë e rëndë”, tha ai, raporton EO.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark