Insajderi
Lajme

Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve mund të bëhet më herët se që ishte planifikuar

Insajderi
02 January 2026 - 20:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve mund të bëhet më herët se që ishte planifikuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor të vitit 2025 mund të shpallen më herët se sa ishte planifikuar, më 19 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili njoftoi se sipas dinamikës së punës, shpallja e rezultateve mund të bëhet përpara afatit të parashikuar.

“Aktualisht, jemi në fazën e përfundimit të aktiviteteve në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit dhe në fillimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë vendvotimeve të rregullta, si: votimi jashtë Kosovës, votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta. Në planifikimet e KQZ-së, përfundimi i aktiviteteve në QKN është paraparë të bëhet deri më 7 janar, por sipas dinamikës së punës kjo do të bëhet më shpejtë, gjatë kësaj fundjave”.

“Numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga votimi me postë ishte planifikuar të bëhet nga data 7 janar, por kjo po fillon më herët. Gjithashtu, edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ishte planifikuar të fillonte më 16 janar, por dinamika e punës tregon se kjo mund të bëhet shumë më herët”.

“Nga kjo mund të përfundojmë se edhe rezultatet përfundimtare të planifikuara për t’u shpallur më së largu deri më 19 janar, mund të shpallen më herët”, njoftoi Elezi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark