Insajderi
Lajme

Taksë 1 ose 2 euro për veturat që hyjnë gjatë ditës në Prishtinë, Rama tregon për çfarë do të përdoren paratë

Insajderi
03 January 2026 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Taksë 1 ose 2 euro për veturat që hyjnë gjatë ditës në Prishtinë, Rama tregon për çfarë do të përdoren paratë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për projektet dhe ndryshimet që pritet të bëhen në kryeqytet gjatë vitit 2026.

Ai theksoi se Komuna po shqyrton masa të reja për menaxhimin e trafikut dhe qarkullimit të automjeteve, përfshirë edhe vendosjen e një pagese për hyrjen në qytet.

Rama ka treguar se ata që vijnë nga qytetet e tjera, do të paguajnë 1 euro për hyrje në Prishtinë dhe se këto mjete do të shkojnë për ndërtimin e unazës së brendshme.

“Kush hyn me veturë në Prishtinë do ta paguajë 1 euro. Tash i kemi në përfundim këto ditë edhe emërimin, edhe finalizimin e projektit për unazën e brendshme.Jemi duke analizuar edhe mundësinë për një taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës, pra për makinat që vijnë nga jashtë dhe hyjnë në Prishtinë.”, tha ndër tjera Rama në një intervistë për RTV21.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark