Insajderi
Lajme

Ngjarjet në Venezuelë, reagon Kurti: Ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë

Insajderi
03 January 2026 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngjarjet në Venezuelë, reagon Kurti: Ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, duke shprehur mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës për këtë veprim.

Kurti rikujtoi edhe pozicionimin strategjik të Kosovës në krah të aleatëve perëndimorë.

“Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore,” deklaroi ai.

Në fund, kryeministri bëri thirrje për vigjilencë të shtuar në rajon.

“Ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark