Insajderi
Lajme

Sot i doli në krah, Kurti dikur thoshte se shqiptarët nuk e duan, por i frikësohen Amerikës/Video

Insajderi
03 January 2026 - 17:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot i doli në krah, Kurti dikur thoshte se shqiptarët nuk e duan, por i frikësohen Amerikës/Video
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, duke shprehur mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës për këtë veprim.

Ai rikujtoi edhe pozicionimin strategjik të Kosovës në krah të aleatëve perëndimorë.

“Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore”, ka deklaruar ai mes tjerash.

Kjo deklaratë e Kurtit e rikthen në vëmendje një fjalim të tij të thënë rreth 10 vite më parë. Teksa një grup qytetarësh diskutonin për raportet amerikano-kosovare, me shkas deklaratat e ambasadorit Greg Delawie, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u kishte thënë drejtuesve se nga përvoja e tij kishte mësuar një gjë mbi këto raporte.

“Nuk mendoj se shqiptarët i dojnë amerikanët, as Amerikën, por mendoj që shqiptarët më shumë e kanë njëfar ankthi të mundësisë së braktisjes nga Amerika sesa që e dojnë Amerikën”, kishte thënë Kurti, 10 orë para nisjes së protestës.

Duke e shpjeguar frikën e shqiptarëve nga braktisja amerikane, Kurti kishte treguar një fabulë të një fëmije, i cili nuk mendon se ka humbur në plazh, por se e ka braktisur nëna.

“Këta njerëz e kanë hallin se mos po na len neve Amerika. Nuk është që e dojnë, por tuten mos po na len. Nuk është prej dashnisë”, kishte thënë Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark