Insajderi
Lajme

Kuba shpall zi kombëtare -Venezuela nderon 32 kubanët e vrarë në operacionin amerikan për kapjen e Maduros

Insajderi
05 January 2026 - 12:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuba shpall zi kombëtare -Venezuela nderon 32 kubanët e vrarë në operacionin amerikan për kapjen e Maduros
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuba ka konfirmuar se 32 qytetarë të saj u vranë gjatë operacionit amerikan për ta kapur Nicolas Maduron.

Vendi komunist, i cili varet nga nafta venezuelane, kishte furnizuar shumicën e detajit të sigurisë së Maduros dhe ka personel në të gjithë ushtrinë venezuelane.

Janë shpallur dy ditë zie kombëtare, me presidentin e Kubës, Miguel Diaz-Canel, që tha se nderonte “luftëtarët e guximshëm kubanë që ranë duke u përballur me terroristët në uniforma imperialiste që rrëmbyen dhe larguan në mënyrë të paligjshme presidentin venezuelan dhe bashkëshorten e tij nga vendi i tyre”, raporton BBC.

Kur u pyet për veprime më të gjera ushtarake, presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk do të ishte e nevojshme kundër Kubës, pasi ishte e mundur që ajo të binte vetë.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi ndërhyrjen në Kolumbi, duke përshkruar presidentin e saj të majtë, Gustavo Petro, si një trafikant droge dhe “njeri të sëmurë”.

Edhe Venezuela ka nderuar 32 kubanët e vrarë në sulmin amerikan, duke theksuar se ata “dhanë jetën në krye të detyrës”.

“Këto persona vepronin brenda kuadrit të bashkëpunimit midis shteteve sovrane dhe po kryenin detyra institucionale të mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës në një deklaratë të hënën.

“Veprimet e tyre u dalluan për guximin, disiplinën dhe përkushtimin e palëkundur ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal”.

Të dielën, qeveria kubane tha se qytetarët e saj u vranë “në veprime luftarake, duke kryer misione në emër të Forcave të Armatosura Revolucionare dhe Ministrisë së Brendshme, me kërkesë të homologëve të vendit të Amerikës së Jugut”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark