Mediat në Maqedoni po paralajmërojnë dorëheqjen e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dhe vendi me 5 qershor të shkojë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Portali Svedok, duke u thirrur në burime brenda Zyrës së Presidentit të Maqedonisë, presidenti Ivanov, është para dhënies së dorëheqjes në mënyrë që të arrihet afati i domosdoshëm prej 40 ditëve për shpallje të zgjedhjeve presidenciale më 5 qershor.
Ajo cfarë mediat në Maqedoni po e shtrojnë si pyetjen se kush mund ta nënshkruante vendimin për zgjedhje plotësuese.
“A mundet Trajko Veljanovski ta bëjë një gjë të tillë gjatë kohës që Parlamenti është i shpërndarë, deri sa nuk mundet të thirrë mbledhje për impiçment të Ivanovit”, shkruan gazeta Svedok.
Në këtë mënyrë, sipas portalit Svedok, do të hapej rruga që Ivanov të zëvendësohet nga ish kryeministri Nikolal Gruevski.