Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Javiq të Malishevës, ku një person i moshës madhore ka ndërruar jetë pasi ishte rrëzuar brenda shtëpisë së tij.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Sipas policisë, viktima fillimisht kishte qenë në oborrin e shtëpisë dhe sapo ishte futur brenda, kishte humbur ndjenjat.
“Sot rreth orës 08:15, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë jemi njoftuar se një person i moshës madhore nga fshati Javiq ishte dërguar nga familjarët pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar,” tha Elezaj.