Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa zona të Komunës së Gjakovës janë përfshirë nga vërshimet, duke shkaktuar rrezik për banorët dhe dëme materiale, shkruan Insajderi.
Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve kanë dalë në terren që në orët e hershme të mëngjesit dhe po intervenojnë pa ndërprerë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur.
Ndërhyrjet përfshijnë evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara, sigurimin e objekteve dhe menaxhimin e situatave emergjente, me prioritet mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve. Në fotografitë nga terreni shihen ekipe të zjarrfikësve duke evakuuar fëmijë dhe familje nga shtëpitë e përmbytura, duke i bartur ata drejt zonave më të sigurta.

