Insajderi
Lajme

Lladrovci: Presidentja na ka ofruar ndihmë, përfshirë edhe FSK-në -20 familje janë evakuuar

Insajderi
07 January 2026 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lladrovci: Presidentja na ka ofruar ndihmë, përfshirë edhe FSK-në -20 familje janë evakuuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se situata në komunë vazhdon të jetë sfiduese, ndërsa ekipet komunale janë vazhdimisht në terren.

Ai ka bërë të ditur se Presidentja e vendit ka ofruar mbështetje, duke përfshirë edhe mundësinë e angazhimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Presidentja na ka ofruar ndihmë, madje edhe shfrytëzimin e forcave të FSK-së. Unë dje kam qenë në terren, edhe sot. Tash sapo erdha për të ngrënë diçka”, ka thënë Lladrovci për Insajderin.

Sipas tij, deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa rreth 20 familje janë evakuuar si masë sigurie.

Lladrovci theksoi se institucionet lokale janë në gatishmëri dhe po bashkërendojnë veprimet me autoritetet qendrore për menaxhimin e situatës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark