Insajderi
Botë

I shpëtoi duarve të amerikanëve muajin e kaluar, SHBA nis sërish ushtrinë për të kapur tankerin e Venezuelës

Insajderi
07 January 2026 - 14:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I shpëtoi duarve të amerikanëve muajin e kaluar, SHBA nis sërish ushtrinë për të kapur tankerin e Venezuelës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një operacion për sekuestrimin e një tankeri nafte të lidhur me Venezuelën, pasi e gjurmuan atë përgjatë Oqeanit Atlantik. Lajmi është konfirmuar të mërkurën për CNN nga një burim që ka njohuri mbi operacionin, përcjell Insajderi.

Anija, e njohur fillimisht me emrin “Bella 1”, ishte sanksionuar nga SHBA-ja në vitin 2024. Sipas autoriteteve amerikane, ky tanker operonte brenda një “flote hije” (shadow fleet), e cila përdoret për transportimin e paligjshëm të naftës, duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Ky nuk është takimi i parë i kësaj anijeje me autoritetet amerikane. Roja Bregdetare e SHBA-së kishte tentuar ta konfiskonte tankerin muajin e kaluar derisa ai ndodhej pranë ujërave të Venezuelës. Megjithatë, forcat amerikane nuk arritën të hipnin në bord pasi anija ndryshoi drejtimin me shpejtësi dhe u largua.

Detajet e këtij operacioni u raportuan fillimisht nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila citon dy burime të kenë thënë se aksioni po kryhet në bashkëpunim të ngushtë mes Rojës Bregdetare dhe Ushtrisë së SHBA-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark