Insajderi
Lajme

IHMK del me njoftim për gjendjen e nivelit të ujit në disa nga lumenjtë kryesorë të Kosovës

Insajderi
07 January 2026 - 17:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IHMK del me njoftim për gjendjen e nivelit të ujit në disa nga lumenjtë kryesorë të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa nga lumenjtë që i përkasin pellgut të Drinit të Bardhë aktualisht po shënojnë rënie të lehta të niveleve të ujit, ndërsa disa të tjerë po pësojnë ngritje të lehta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Bazuar në të dhënat e IHMK-së, Drini i Bardhë, në rrjedhën e tij të poshtme, ndodhet aktualisht në kuotat maksimale si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit dhe kullimit të sistemeve ujore

Lumenjtë e pjesës qendrore të Kosovës, përfshirë Ibrin dhe Sitnicën me degët e tyre, po shënojnë rënie të lehta të niveleve, me përjashtim të lumit Llap, i cili aktualisht është në ngritje.

Po ashtu, bëhet e ditur se në të gjitha rrjedhat lumore të pellgut të Moravës së Binçës janë duke shënuar ngritje të lehta të niveleve të ujit. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në pellgun e Lepencit.

Ngritjet dhe lëkundjet e niveleve të ujit janë të varura nga kushtet e përgjithshme atmosferike, përkatësisht nga sasia, intensiteti dhe intervalet e reshjeve që bien herë pas here në zona të ndryshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark