Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka vendosur që të postoj në profilin e tij në Facebook, disa fotografi nga vizita e tij në qytezën në qendër të Kosovës, Komoran dhe momentet nga dorëzimi i shpërblimeve për xhudistin Majlinda Kelmendi.
“Me gjithë kohën me shi, plotë entuziazëm e optimizëm pash sot në sytë e qindra të rinjve e të rejave që pata rastin t’i takoj. Fillimisht, vizitova shkollën me standarde evropiane të rinovuar në Komoran me që mban emrin e patriotit “Xheladin Gashi–Plaku”. Plot nxënës e mësues u shprehën tejet të kënaqur më këtë investim të shtetit tonë”, ka shkruar kryeministri.
Më pas kryeministri ka treguar sesi ka pasur nderin që të dorëzoj shpërblimin shtetëror kampiones së Evropës, Majlinda Kelmendi dhe për xhudisten tjetër Nora Gjakova e trajnerin Driton Kuka.
“Ditë me rezultate pozitive na presin në vijim”, ka shkruar Mustafa në Facebook.