Insajderi
Lajme

BKS-ja rimbursoi me 20 mijë euro një person që s’ishte aksidentuar hiç| Si dyshohet se përfitoi Valon Berisha, i arrestuari në operacionin e sotëm?

Insajderi
08 January 2026 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BKS-ja rimbursoi me 20 mijë euro një person që s’ishte aksidentuar hiç| Si dyshohet se përfitoi Valon Berisha, i arrestuari në operacionin e sotëm?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, dyshohet të ketë përfituar kundërligjshëm para nga qytetarë të cilët ishin rimbursuar në emër të sigurimeve me shuma dhjetëra mijë euro.

Ai është arrestuar sot në një aksion të madh të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të udhëhequr nga kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Siç raporton Betimi për Drejtësi, bazuar në provat e siguruara, rezulton se në një rast të vitit 2023, BKS kishte rimbursuar për aksident trafiku një person i cili nuk kishte pësuar fare aksident e as nuk kishte paraqitur kërkesë në BKS për rimbursim.

Në këtë rast, BKS-ja i kishte lëshuar qytetarit afër 20 mijë euro, për të cilat ky qytetar ka thënë se këto para i kishte tërhequr në dy pjesë, të cilat përmes një familjari të tij ia kishte dorëzuar Berishës.

Raportimet e Gazetës Insajderi për Valon Berishën:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark