Të hënën pas mesnate janë plagosur tre persona me armë zjarri në një lokal në Deçan.
Në mesin e tre personave të plagosur, Insajderi mëson se është edhe avokati i njohur Daut Cacaj.

Ai dhe dy persona tjerë të nacionalitetit serb janë plagosur mbrëmë pas mesnate.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionaliteti shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.