Insajderi
Lajme

Gjykata mbyll seancën për publikun në rastin e Rezervave Shtetërore

Insajderi
13 January 2026 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata mbyll seancën për publikun në rastin e Rezervave Shtetërore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjyqtari Avni Syla ka aprovuar propozimet e paraqitura nga Florent Latifaj dhe Feim Malaj në rastin e Rezervave Shtetërore, duke vendosur që seanca gjyqësore të zhvillohet me dyer të mbyllura për publikun, shkruan Insajderi.

Sipas gjykatës, janë përmbushur kushtet ligjore për këtë vendim, pasi çështja lidhet me ruajtjen e konfidencialitetit dhe informacionit, publikimi i të cilit mund të rrezikohet nga prania e publikut. Lidhur me këtë, pritet të nxirret një aktvendim i veçantë.

“Seanca mbyllet për publikun. Gjykata konsideron se janë përmbushur kushtet ligjore. Kemi të bëjmë me ruajtjen e konfidencialitetit dhe informacionit që do të rrezikohej nga publiku”, tha ai.

Gjithashtu, gjyqtari Syla u ka tërhequr vëmendjen të gjithë personave që do të jenë pjesë e procesit gjyqësor, duke paralajmëruar se çdo zbulim i informacionit nga kjo çështje do t’i bëjë ata përgjegjës përballë ligjit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark