Insajderi
Lajme

“Zafa” thirrje prokurorisë për shtesat: Vjedhje masive e miliona eurove nga disa hajdutë që s’jetojnë në Kosovë

Insajderi
13 January 2026 - 20:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Zafa” thirrje prokurorisë për shtesat: Vjedhje masive e miliona eurove nga disa hajdutë që s’jetojnë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politikani Zafir Berisha i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë lidhur me përfitimet nga shtesat për fëmijë dhe lehona nga bashkatdhetarë që s’jetojnë në Kosovë.

Berisha me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka shpërndarë një udhëzues për shtesa, ku specifikohet se të drejtë aplikimi kanë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare që kanë shtetësi dhe janë banorë rezidentë të Kosovës, shkruan Insajderi.

“Prokuroria e shtetit të Kosovës duhet të lëviz, pasi është në dijeni se në fund të vitit të kaluar, ka ndodhën një vjedhje masive e miliona eurove nga taksat tona, prej disa hajdutëve që nuk jetojnë në Kosovë, të cilët duhet të dalin para organeve të drejtësis”, ka deklaruar Berisha.

“Falsifikimi dhe mashtrimi janë vepra penale që sanksionohen me ligj, prandaj duhet të mirren masa, pasi bëhet fjalë për disa hajdutë recidivistë”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark